Partia Demokratike Elbasan ka ftuar nesër qytetarët në një protestë masive në sheshin ‘Gensher’.
‘Është koha për të nisur pa ndalim protestat. Elbasani do t’i përgjigjet i pari pyetjes së vazhdueshme të qytetarëve që kërkojnë se ‘kur do të protestojmë’!
Ju presim të gjithëve në sheshin “Gensher”, ditën e martën në orën 11:00! Merrni automjetet tuaja dhe ejani t’i tregojmë sa na kanë vjedhur të gjithëve në këto muaj!
Duhet urgjentisht të shkrihet Bordi i Transparencës!’, thuhet në njoftimin e PD Elbasan.