“Boll tani se se do të nxjerr jashtë”, Edi Rama acarohet nga kryebashkiakja e PS (VIDEO)

0

Kryeministri Edi Rama ka nisur dje një ballafaqim me të gjithë kryebashkiakët e vendit, për punën që ata kanë bërë gjatë tre viteve të detyrës së tyre dhe çfarë do bëjnë tashmë që kanë dhe një vit kohë deri në zgjedhjet e ardhshme vendore. Takimi ka nisur dje dhe do të vazhdojë dhe sot në qytetin e Pogradecit.

Gjatë prezantimeve të sotme ka ndodhur një incident mes Ramës dhe kryebashkiakes së Patosit, shkruan newsbomb.al. Rajmonda Balilaj po fliste me një kolegë socialist, ndërkohë që fjalën e kishte Pjerin Ndreu i Lezhës dhe kryeministri po dëgjonte.Menjëherë Rama i ka tërhequr vëmendjen dhe i ka thënë të ndalonte së biseduari teksa kryebashkiaku i Lezhës bënte prezantim, ose në të kundërt do ta nxirrte jashtë. “Ça janë këto muhabete..pse i flet atij?! Do të nxjerr jashtë. Me ty e kam. Jo me ty jo, me atë Rajmondën. Po boll tani. Boll”, iu drejtua Rama.

Më poshtë dhe video që e incidentit me kryebashkiaken e Patosit, Rajmonda Balilaj…

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu