Bomba nga Gjermania, Ronaldo gati për të veshë fanellën e Bayern Munich!

0

GJERMANI – Cristiano Ronaldo duket në ditët e fundit të një karriere të lavdishme, nisur kjo edhe nga transferimi në Arabinë Saudite tek klubi i Al Nassr. Megjithatë, një kompani gjermane po bën çmos për ta risjellë portugezin sërish në qendër të vëmendjes në një nga kampionatet elitare si Bundesliga dhe për të zgjatur karrierën e tij në Europë.

Sipas të përditshmes gjermane “Abendzeitung”, biznesmeni Marcus Schon është i gatshëm të sponsorizojë transferimin e Ronaldos te Bayern Munich, një klub që edhe në të kaluarën është përmendur si një opsion për 38-vjeçarin. Schon ka ndërmarrë hapa konkrete duke i dërguar një email drejtorit të Bayern, Oliver Kahn në të cilën shpreh gatishmërinë që kompania e tij të mbulojë transferimin e CR7 si dhe një pjesë të pagës së tij.

Megjithatë, për ta bërë këtë, Schon ka një kusht teksa kërkon nga bavarezët që ta njohin publikisht kompaninë e tij si ndërmjetëse në këtë transferim si dhe t’i garantohet po kompanisë së tij një përqindje nga të ardhurat e fanellës së Bayernit me emrin e Ronaldos.

Deri më tani nuk ka asnjë përgjigje zyrtare nga ana e bavarezëve dhe duket e vështirë që një lëvizje e tillë të ndodhë pasi në kampin gjerman kanë krejtësisht një tjetër filozofi sa i takon çështjes së pagave dhe moshës mesatare të futbollistëve në organikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu