Bombardimi i impianteve bërthamore të Iranit nga SHBA, Arabia Saudite bën reagimin e parë

0

Arabia Saudite ka shprehur “shqetësim të thellë” lidhur me sulmet në centralet bërthamore të “Republikës mike Islamike të Iranit”. Përmes një njoftimi në platformën “X”, Ministria e Jashtme saudite theksoi nevojën për përpjekje maksimale për vetëpërmbajtje, ulje të tensioneve dhe shmangie të përshkallëzimit të mëtejshëm.

Ndërkohë, edhe disa vende të tjera arabe reaguan për ngjarjen:

Omani, që po ndërmjetësonte bisedimet bërthamore midis Uashingtonit dhe Teheranit, dënoi fuqimisht sulmet amerikane.

Katari paralajmëroi se tensionet aktuale rrezikojnë të sjellin pasoja katastrofike në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, duke bërë thirrje që të tregohen mençuri dhe përmbajtje nga të gjitha palët.

Egjipti paralajmëroi për rrezikun që rajoni të rrëshqasë drejt kaosit dhe tensionit të mëtejshëm, duke theksuar se zgjidhjet politike dhe negociatat diplomatike, jo forca ushtarake, janë rruga e vetme për zgjidhjen e krizës.

Gjithashtu, presidenti libanez Joseph Aoun theksoi se bombardimet në objektet bërthamore iraniane rrisin frikën për një përshkallëzim të tensioneve që kërcënon sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.

Situata mbetet e ndjeshme ndërsa komuniteti ndërkombëtar vazhdon të kërkojë rrugë për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm në Lindjen e Mesme.