Bombë nga Spanja, Cristiano dëshiron të ikë nga Al-Nassr pak kohë pas nisjes së kontratës

0

Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Al Nassr dhe të kthehet në Evropë, të paktën kështu kanë raportuar media spanjolle ‘El Nacional’ ditën e sotme.

Sipas kontratës me klubin saudit, të cilit iu bashkua në janar të këtij viti, Ronaldo merr rreth 200 milionë euro në vit. Por duket se ai është gati të heqë dorë nga kjo shumë gjigante.

Pretendohet se superylli portugez mund të kthehet te Real Madrid, vetëm si ambasador i klubit, jo si futbollist.

El Nacional shkruan: “Florentino Perez u sigurua që Ronaldos të mos i mungonte puna në Santiago Bernabeu. Por padyshim që [Perez] nuk do që ai të kthehet si lojtar, sepse ai mendon se cikli ka përfunduar”.

Ish-lojtari i Juventusit kaloi vetëm pesë muaj te Al Nassr dhe shënoi 12 gola në 15 ndeshje për klubin në të gjitha garat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu