Tërmet 4.2 ballë në Greqi, ndihet edhe në jug të Shqipërisë

0

Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në afërsi të Janinës, sipas vlerësimit të fundit të Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës.

Vlerësimi i parë fliste për një tërmet prej 4.1 Rihter.

Epiqendra e tërmetit, i cili ndodhi në orën 18:06. të hënën ndodhet 13 kilometra lindje-juglindje të Leptokaryas, Janinë.

Thellësia fokale vlerësohet në 9.6 kilometra.

Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ka qenë me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter, me epiqendrën e vendosur 19 kilometra në perëndim-jugperëndim të Janinës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu