Bomberi elbasanas i Kombëtares, Sadiku, transferohet në Bolivi

0

Një lëvizje e beftë e Armando Sadikut ka surprizuar mbështetësit e tij dhe jo vetëm.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare lë Superligën e Turqisë për të nisur një aventurë të re në Amerikën e Jugut, shumë larg Europës.

Bomberi elbasanas lë kontinetin plak për t’u transferuar në Bolivi, duke zgjedhur skuadrën e Bolivarit.

Presidenti i klubit Marselo Klaur në mediat sociale njoftoi arritjen e marrëveshjes me futbollstin 29-vjeçar.

“Mirëserdhe, Armado Sadiku! Sulmuesi i fuqishëm 29-vjeçar, i cili ka shkëlyer në ligat kryesore të Europës ka shënuar më shumë se 100 gola në Spanjë, Zvicër, Poloni dhe Turqi. Është i pari shqiptar që vjen në Bolivi! Përgatitemi për 100 vjetorin e FK Bolivarit!”shkruan presidenti i Bolivarit, Marselo Klaur në twitter për afrimin e Sadikut, ndërsa e shoqëroi shkrimin me një video me golat e sulmuesit elbasanas.

Pas shpërthimit në Spanjë me Malagën, sadiku zgjodhi Erzurumsporin për të vazhduar karrierën, por në superligën e Turqisë nuk arriti të përshtatet.

Në 9 ndeshje të aktivizuar mes kampionatit dhe kupës ai grumbulloi vetëm 2 asiste.

Bolivari, është klubi më i suksesshëm në Bolivi me 41 trofe të gjatë 96 viteve histori.

Mbetet të shihet nëse Sadiku do ta ketë të vështirë ambientimin, pasi është një kontinet i ri dhe për më tepër kryeqyteti La Paz ku ai do t qëndrojë është 3650 metra mbi nivelin e detit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu