Bombula e gazit shpërthen në flakë, rrezikohet jeta e çifitit të të moshuarve

0

Një incident i rrezikshëm ndodhi në lagjen Hajro Çakërri të Vlorës, ku një bombol gazi mori flakë në një banesë, duke rrezikuar jetën e një çifti të moshuar.

Ngjarja u raportua dhe u ndërhy në kohë nga zjarrfikësit, të cilët arritën në vendngjarje pas një njoftimi të urgjencës.

Sipas informacioneve dhe pamjeve nga vendi i ngjarjes, zjarrfikësit reaguan me shpejtësi dhe efikasitet, duke neutralizuar flakët e bombolës dhe duke shmangur një shpërthim të mundshëm që mund të kishte rezultuar fatal.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu