Boom apo boomerang? Unioni turistik shqiptar: Këtë vit “prova e zjarrit” e fluksit turistik

0

Sipas të dhënëve zyrtare për turizmin italianët dhe polakët janë turistët më besnikë nuk e braktisën Shqipërinë edhe gjatë muajve të dimrit.

Parashikohet që këtë vit vendin tonë ta vizitojnë deri në 14 milionë turistë, numri më I madh do të vijë nga Spanja, Portugalia dhe vendet baltike.

“Krahasuar me vitet e tjera në gjatë dimrit nuk kemi patur fare turistë, ndaj kjo është një arritje. Deri tani 1 milionë turistë kanë vizituar vetëm në këto 3 muaj vendin tonë. Italianët dhe polakët janë dy target grupet, por edhe turistët cekët janë po aq besnikë. Nga kontratat e deritanishme, nga shitjet dhe kontaktet na rezulton 30-35% rritje krahasuar me vitin e shkuar. Kemi një pritshmëri shumë të mirë, por ajo që është shqetësuese dhe sfida jonë është sit ë përballojmë këtë numër. Se nëse flasim për rritje 30-35%, ne I bie që të kemi 13 milionë e ndoshta edhe 14 milionë turistë këtë vit. Si do ta përballojë vendi ynë rritjen me 3-4 milionë kur kemi probleme më krahun e punës që emigron përditë dhe infrastruktura ka shumë probleme. Ky vit është prova e zjarrit dhe do të jetë pikërisht ky vit që do të na ndajë nëse do të vazhdojmë me Boom-in turistik apo do të na kthehet në Boomerang”, u shpreh kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu