Kreu i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell ka reaguar për situatën në veri të Kosovës, teksa i kërkon Kosovës që të ndalë përshkallëzimin e situatës
Borrell thekson se BE pret që palët të veprojnë me përgjegjësi dhe të gjejnë menjëherë një zgjidhje politike përmes dialogut.
“Aktet e dhunshme, të kryera ndaj trupave të KFOR-it, mediave, civilëve dhe policisë janë absolutisht të papranueshme.
BE-ja u kërkon autoriteteve të Kosovës dhe protestuesve që menjëherë dhe pa kushte të ndalin përshkallëzimin situatën. Ne presim që palët të veprojnë me përgjegjësi dhe të gjejnë menjëherë një zgjidhje politike përmes dialogut”, shkroi Borrell në Twitter.
The EU condemns today’s shocking violence in #Zvecan in the strongest possible terms.
The violent acts committed against @NATO_KFOR troops, media, civilians and police are absolutely unacceptable.
1/2
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) May 29, 2023