I cilësuar si ‘bossi’ i drogës në Ballkan, Naser Kelmendi arrestohet në Serbi

0

Naser Kelmendi, i cilësuar si “Bossi i drogës” në Ballkan, është arrestuar sot në qytetin Loznica në Serbi. Lajmi është bërë i ditur nga mediat serbe.

Kelmendi është parë në një hotel në hyrje të Loznicës. Media serbe ‘Novosti’ raporton se arrestimi është kryer rreth orës 13:30.

Sipas informacioneve të kësaj medie serbe, ai është ndaluar si qytetar dhe gjatë arrestimit nuk i është gjetur asgjë që mund ta lidhë me ndonjë krim të kryer.

Po ashtu bëhet e ditur se Kelmendi është ende në stacionin policor të Loznicës dhe nuk ka një deklaratë zyrtare se përse është arrestuar.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu