Bota/Martesa e fëmijëve do t’i përkasë së kaluarës

0

Nga:Eneda Hasa

Në Sudan, martesa e fëmijëve dhe klitoridektomia do të jenë një e kaluar
Një kapitull i ri hapet për të drejtat e fëmijëve.

Sipas Guardian, policia është udhëzuar të informojë komunitetet lokale se gjymtimi i organeve gjenitale të grave është i paligjshëm. Kjo pas ligjit përkatës që u miratua disa muaj më parë. Sipas tij, shkelësit e ligjit rrezikojnë deri në tre vjet burg.

“Policia ka një përgjegjësi të madhe për të ndërhyrë dhe për të zvogëluar këtë krim kundër njerëzimit,” tha Shefi i Policisë Ezeldin El Sheikh, duke shtuar se udhëheqësit fetarë do të luanin një rol kryesor në përfundimin e praktikës.
Gjithashtu këtë javë, kabineti njoftoi se do t’i jepte fund martesës së fëmijëve dhe do të miratojë të gjithë nenet e Kartës Afrikane për të Drejtat e Njeriut dhe të Drejtat e Fëmijëve, e cila hyri në fuqi në 1999.

Vlen të përmendet se sipas KB, 87% e grave në Sudan i janë nënshtruar gjymtimit gjenital për arsye jo-mjekësore. Kjo zakonisht u ndodh vajzave midis moshës 5 dhe 14 vjeç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu