Braçe iu kthehet pushuesve: Pse ankoheni për çmimet në jug! Ejani këtu nuk paguan asgjë!

0

Deputeti socialist, Erion Braçe, rekomandon Divjakën si një ndër plazhet më të pastra dhe ekonomike në vendin tonë. Kombinimi i parkut, lagunës, plazhit e ajrit e favorizojnë Divjakën. Marrë shkas nga ankesat e vazhdueshme të pushuesve vendas, se plazhi në jug është i shtrenjtë, ai thotë se në Divjakë do të realizoni pushimet ideale me një buxhet të reduktuar, aq sa mund ta përballojë xhepi i çdokujt. Braçe i drejtohet të gjithë qytetarëve që ende nuk kanë marrë një vendim ku do të pushojnë, duke renditur disa arsye përse duhet të zgjedhin Divjakën.

KA PARK E LAGUNE PAFUND-KETO JANE PLUS;

KA NJE BREG TE PAFUND KU GJITHCKA ESHTE E LIRE-TI NUN PAGUAN PER TE HYRE NE PLAZH,

TI NUK PAGUAN PER TE BERE PLAZH, E VE CADREN KU TE DUASH E NUK TE BEZDIS KUSH-KETO JANE PLUS;

Ju degjoj te ankoheni se pak me poshte ne Jug CMIMET JANE TE SHTRENJTA;

Po pse paguani e pse ankoheni per cadrat e “dy krevatet” atje? VETE SHKONI E VETE PAGUANI!

Ja ku eshte DIVJAKA, PA PAGESE!

Ju degjoj qe ankoheni se pak me poshte ne JUG, ushqimi su pelqen dhe eshte i shtrenjte; PO PSE ANKOHENI E PSE PAGUANI?

Ja ku eshte DIVJAKA, cdo ushqim DETI apo TOKE, eshte i yni, i fresket-dale nga deti dhe vjele nga toka, ME 50% TE CMIMIT ATJE POSHTE NE JUG!

Hajde ne Divjake dhe je I LIRE!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu