Braçe paralajmëron të lërë mandatin? ‘Koha të gjej një punë tjetër’!

0

TIRANË- Në dy postime të njëpasnjëshme, deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe thekosn se ka ardhur koha që të gjejë një ‘punë tjetër’. Reagimet e Braçes erdhën pasi qeveria i rrëzoi një amendament që vendoste rregull në treg dhe garantonte bujqit për paratë e mallit të tyre.

Amendamenti i tij gjeti mbështetje dhe tek opozita, por ishin vetë kolegët e grupit socialist që e rrëzuan. Pro amendamentit kanë votuar vetëm deputetët e PS-së Fatmir Xhafaj, Mimi Kodheli, Damian Gjiknuri, Nasip Naço dhe Eduart Shalsi. Në fund shumica e votoi kundër dhe kjo gjë solli ‘revoltën’ e Braçes në rrjetet sociale.

Fillimisht Braçe postoi vetëm një foto krah të cilës shkruante: “KOHA PER PUNE TJETER!”.

Në postimin e dytë u zgjat pak më shumë. Braçe ka akuzuar kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla se ka urdhëruar bllokimin e amendamentit që mbron bujkun në raport me tregtarin gjë që sipas tij reflekton padituri, ligësi dhe smirë.

“Në këtë pikë një pyetje kam: Çfarë duhet të bëjë një deputet për të bërë punën e tij, të mbrojë punëtorët e sektorit më të gjerë të ekonomisë kombëtare, bujqësisë? Ua them vetë: Duhet të kërkojë punë tjetër! Ajër!”- shkruan sërish në fund të postimit deputeti.

Apo paralajmëron ai lënien e mandatit?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu