Braktisën djalin për letra, autoritetet italiane ndalojnë çiftit shqiptar pa u kthyer në Shqipëri

0

PISA- Një i mitur ka mbetur “jetim” për të mashtruar. Komploti i krijuar nga një familje shqiptare u demaskua falë hetimeve të policisë italiane, që kapën skemën e braktisjes së një të mituri para derës së një komisariati. Sipas mediave italianem, bëhej fjalë për një një 17-vjeçar shqiptar, i cili nuk fliste asnjë fjalë italisht, por ishte në gjendje të mirë shëndetësore. I ndihmuar nga një përkthyes, djali rrëfen dramën e tij: Unë jam vetëm. Askush nuk kujdeset për mua. Aktivizohen menjëherë të gjitha protokollet e kërkuara nga ligji për mbrojtjen e të huajve të pashoqëruar. Djali u identifikuar zyrtarisht dhe më pas historia e tij verbalizohet.

Më pas, i besohet një strukture e shërbimeve sociale vendore e cila kujdeset për t’i dhënë një çati dhe strehim. Ndërkohë, Komisariati merr masa që jetimi shqiptar të ketë edhe një leje qëndrimi që i lejon të qëndrojë i qetë në Itali, të përfundojë studimet dhe të hyjë – një ditë – në punë. Por a ishte kjo një histori me një fund të lumtur? Jo tamam.

Policët e Zyrës për të Mitur fillojnë të hetojnë. Ata zbulojnë se i mituri kishte mbërritur në Itali dy ditë më parë me një avion nga Shqipëria në Piza. Por, e çuditshme është se në të njëjtën listë pasagjerësh është edhe një çift që mbajnë të njëjtin mbiemër me 17-vjeçarin. Duke kryqëzuar të dhënat me autoritetet shqiptare, u zbulua se në atë avion djali nuk ishte aspak vetëm por me prindërit. Bileta, për më tepër, ishte blerë online nga një bashkatdhetar nga provinca e La Spezia-s, i cili – i gjurmuar nga policët- nuk dha asnjë justifikim për vete.

Prindërit e 17-vjeçarit u ndaluan nga Policia Kufitare Detare e Barit dhe u urdhëruan të ktheheshin pas për të marrë djalin e tyre, e më pas kthehen në shtëpi./La Nazione

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu