“Brenda Botës së errët të krimit: rrëfimi ekskluziv i Artan Hoxhës në ‘Bahiti’s Podcast’”

0

Një episod që nuk duhet humbur! Artan Hoxha, gazetari më i njohur investigativ i kronikës së zezë në Shqipëri, është i ftuari i radhës në “Bahiti’s Podcast”, këtë të diel, ora 20:00 në YouTube. Për herë të parë, ai ndan rrëfime tronditëse nga prapaskenat e luftës së tij me botën e nëndheshme shqiptare dhe jo vetëm.

Në këtë intervistë ekskluzive ndër të tjera, Hoxha rrëfen:

Si u ndërtuan dhe si evoluan bandat më famëkeqe në Shqipëri?

Vrasjet më të përgjakshme që tronditën vendin?

Lidhjet e errëta mes krimit të organizuar dhe politikës?

Ndërveprimi me mafien ndërkombëtare dhe si Shqipëria u bë pjesë e rrjeteve globale të trafikut?

Rreziku personal dhe momentet kur i është rrezikuar jeta për të sjellë të vërtetën në dritë?

Por përtej hetimeve, zbulimeve dhe dosjeve të zeza, Artani sjell edhe anën njerëzore të rrugëtimit të tij: nga ëndrra e pafajshme për të qenë gazetar sportiv, tek kthesa dramatike që e futi në një botë ku të vërtetat janë të rrezikshme, dhe ku e vërteta shpesh vjen me një çmim të lartë.

Ky është një episod i paprecedentë, i sinqertë, i drejtpërdrejtë dhe emocional – një rrëfim që trondit, informon dhe sfidon.

🎙️ “Bahiti’s Podcast” – Të dielën, ora 20:00, vetëm në YouTube.

https://www.youtube.com/@BAHITIsPodcast