Breshër dhe shi në këto zona të territorit! Sa do jenë temperaturat për sot

0
Ditën e premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat duke filluar nga orët e mesditës do të pasohen nga reshje shiu.
Hera-herës reshjet e shiut do të jenë edhe në formën e shtrëngatave afatshkurtëra dhe lokalisht breshër kryesisht në qendër dhe jug të vendit.
Era do fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, valëzimi në dete i forcës 1-2ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 7 deri 22°C
në zonat e ulëta 8 deri 26°C
në zonat bregdetare 11 deri 25°C

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu