Breshëri automatiku ndaj 47-vjeçarit në Theth, arrestohet pas dy muajsh autori

0

Klisman Çuni, banues në Theth që ishte shpallur në kërkim për plagosjen e 47-vjeçarit Gëzim Ndrezaj është vënë në pranga. Mësohet se Çuni është arrestuar pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për të.

Më 26 shtator i riu qëlloi me breshëri automatiku Ndrezajn, i cili nuk pranoi të punonte për të si murator.

Sipas dëshmisë së ka dhënë vetë i plagosuri, Gëzim Ndrezaj, autori i kishte kërkuar që t’i bënte një punë, pasi 47-vjeçari punonte si murator. Në mosdakordësi e sipër, debati mes tyre është “ndezur” dhe autori është larguar deri tek makina e tij duke nxjerrë automatikun dhe duke e qëlluar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu