Breshëri sa një kokërr vezë/ 3 viktima nga stuhitë në vendin fqinj (VIDEO)

0

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë së mbrëmshme që ka goditur Serbinë.

Një burrë u godit nga rryma elektrike, gjatë një stuhie në Baccka Palanka, teksa një djalë 12-vjeçar vdiq në Novi Sad. Po ashtu një grua vdiq nga flakët e zjarrit në Kovacica, i cili shpërtheu pasi rrufeja goditi një pemë.

Nga ana tjetër një breshër në madhësinë e një veze ka rënë në Kralevë dhe Krushevc, teksa Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron për bubullima të forta dhe reshje shiu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu