Brigade ushtarësh çeçenë në Ukrainë/Lideri çeçen i mbetet besnik Putin dhe “kërcënon” Ukrainën (VIDEO)

0

Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, i cili është besnik i Presidentit të Rusisë Vladimir Putin, ka postuar një video në rrjetin e tij social.

Në pamje shihet se si një brigade ushtarësh çeçenë janë nisur për në frontin e luftës në Ukrainë.

Kadyrov ka shkruar ndër të tjera se janë duke shkuar në luftë dhe i ka porositur ukrainasit që të “mos ikin”.

“Shejtanët siç i quani Çeçenët, së shpejti do ju arrijmë. Mos ikni, duam të ju zhdukim”, ka shkruar Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov.

 

Ndërkohë kujtojmë se sot është dita e shtatë prej kur Ukraina u sulmua nga Rusia, ndërsa ukrainasit nuk po e dorëzojnë vendin e tyre.

Ka sulmuar veçanërisht kryeqytetin Kyiv dhe Kharkiv, ndërsa në orët e para të mëngjesit kanë sulmuar edhe në Zhytomyr. Më poshtë gjeni të gjitha ngjarjet e ditës së sotme lidhur me Ukrainën. /InfowebTv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu