Briken Calja në podium në stilin e shkëputjes, Erkand Qerimaj i katërti, në Grand Prix të Katarit… (video)

0

KATAR – Erkand Qerimaj arrin të përfundopjë garën e Grand Prix të Katarit, me një rezultat minimal në dygarësh, por që gjithsesi e renditi në vendin e katërt, duke grumbulluar pikë të rëndësishme dhe të nevojshme për të siguruar pjesëmarrjen në Olimpiadën e vitit të ardhshëm Paris 2024.

Në stilin e shkëputjes shkodrani i klubit Tirana arriti të ngre vetëm një provë, atë të 153 kg, duke i dështuar dy të tjerat për 151 dhe 156 kg. Edhe në stilin e shkëputjes Qerimaj ngriti vetëm një nga tre provat, atë të 183 kg, duke dështuar dy tentativat për 188 kg.

Ndërkohë peshngritësit tjetër, Briken Calja nuk ka mundur të plotësojë dygarëshin në Grand Prix të Katarit, që u zhvillua mbrëmjen e sotme në Doha. Edhe ai garoi në peshën deri në 81 kg. Peshëngritësi nga Shtërmeni bëri një paraqitje të mirë në stilin e tij të preferuar të shkëputjes, ku mundi të renditej në vendin e tretë. Atje, ai bëri vetëm dy prova, ku ngriti në fillim 152 dhe më pas 155 kg, duke hequr dorë nga prova e tretë.

Ndërkohë në stilin e shtytjes gjërat nuk shkuan mirë për të. Pasi e filloi konkurimin me 186 dhe e dështoi ngritjen e shtangës, e njëjta gjë ndodhi edhe me dy tentativat e tjera me nga 187 kg, të cilat nuk mundi t’i ngrejë, duke mos regjistruar dot një rezultat të përgjithshëm në dygarësh.

Tashmë kanë mbetur edhe 4 gara të tjera për të për të tentuar që të grumbullojë pikët e nevojshme për të marrë pjesë në Olimpiadën e Parisit për vitin e ardhshëm, mes këtyre garave është edhe kampionati Europian i vitit të ardhshëm në Sofje të Bullgarisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu