Britania me një këmbë drejt hapjes së plotë,Ja data kur pritet vendimi i MADH

0

Masat kufizuese që janë marrë, por edhe procesi i vaksinimit duket se kanë dhënë një efekt shumë pozitiv në përmirësimin e situatës nga pandemia në Britaninë e Madhe. Jo më larg se dy ditë më parë, autoritetet e shëndetit publik nuk raportuan asnjë rast vdekjeje nga Covid në Londër, hera e parë kjo në 6 muaj.

Ekspertët e kanë cilësuar si një moment historik dhe fantastik, por ende shumë larg nga kthimi në normalitet.

Si pasojë e përmirësimit të situatës në fillim të kësaj jave në Britaninë e Madhe ka nisur lehtësimi i masave, të cilat do të vijojnë gradualisht edhe në javët në vazhdim.

Kujtojmë se në Britaninë e Madhe, Londra ka shënuar 12% të të gjitha vdekjeve dhe ishte epiqendra e valës së parë të pandemisë vitin e kaluar, ndërkohë që ka regjistruar në total më shumë se 126,000 vdekje nga COVID-19, numri më i lartë në Europë.

Në një lidhje direkte për “wake Up”, gazetari Arben Manaj bëri të ditur se Anglia mund të hapet më 12 prill.

“Datë vendimtare 12 prilli, kur pritet të hapen baret, pubet, sallonet etj. Vala e dytë ka qenë shumë e zymtë për Britaninë, pas në muajt e parë të vitit janë regjistruar 55 mijë vdekje.

Britania ka një program të jashtëzakonshëm vaksinimi, ndryshe nga gjithë vendet e tjera të Europës. 36.7 milionë të vaksinuar me dozën e parë të vaksinës ose 58-59 për qind e popullsisë”, tha Manaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu