Britania ndërmerr nisma që të rinjtë në veri të qëndrojnë në Shqipëri, ambasadori në Kukës: Do të investojmë në rritjen ekonomike

0

KUKËS- Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka organizuar një tur tre ditor në veri të Shqipërisë, me synim rritjen e investimeve për të rinjtë, në mënyrë që ata të krijojnë të ardhmen në vendlindjen e tyre. Mësohet se ditën e djeshme ata vizituan Kukësin, ndërsa sot dhe nesër do të jetë në Tropojë.

Me anë të një njoftim në rrjetet socialem Ambasada thotë se po dëshmojnë partneritetin e fortë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë përmes mbështetjes britanike për të ardhmen e veriut të Shqipërisë duke u fokusuar tek të rinjtë.

Ky tur i Ambasadës nxjerr në pah nismat e rëndësishme të financuara nga Mbretëria e Bashkuar në këtë rajon, të cilat përqëndrohen në nxitjen e inovacionit, arsimit, sipërmarmarrjes dhe krijimit të vendeve të punës.

“Mbrëtëria e Bashkuar është partneri juaj për rritjen ekonomike dhe sipërmarrjen. Ne besojmë në potencialin e Shqipërisë dhe jemi të angazhuar të punojmë me ju si Partnerë për Përparim”, tha ambasadori britanik, Nicholas Abbott gjatë vizitës në Kukës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu