Britney Spears bën deklaratën e fortë për prindërit e saj: Duhet të jenë në burg!

0

Këngëtarja Britney Spears ka bërë një deklaratë të fortë për prindërit e saj, të cilët mendon se duhet të jenë në burg. Sipas mediave të huaja ajo la të kuptohej se një ditë mund të ulet me Oprah Winfrey dhe të diskutojë se si ishte jeta e saj e kontrolluar.

Britney shpërndau një video në të cilën foli se sa mirënjohëse është që më në fund është ‘e pavarur dhe ndihet si grua’, por u shpreh ashpër për prindërit e saj.

“Çdo ditë që zgjohem mendoj sesi familja ime dhe konservatori mundën të bënin atë që më bënë … ishte demoralizuese dhe degraduese ! As që po i përmend të gjitha gjërat e këqija që më bënë mua për të cilat duhet të jenë në burg … duke përfshirë edhe nënën time që shkon në kishë ! Jam mësuar të ruaj paqen për familjen dhe ta mbaj gojën mbyllur … por jo këtë herë ..”-shkruan këngëtarja.

Kujtojmë se ylli i popit u lirua nga kujdestaria nga një gjykatës javën e kaluar pas më shumë se një dekade, dhe tani ajo është në gjendje të flasë plotësisht kundër prindërve të saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu