Britney Spears i përgjigjet njerëzve : “Jam e lumtur”

0

Që pas publikimit të dokumentarit “Framing Britney Spears”, fansat nisën të shqetësohen edhe më për shëndetin e saj mendor dhe problemet në lidhje me kujdestarinë e të atit.

Duke parë këtë, si rrallëherë përmes një videoje, këngëtarja i ka siguruar njerëzit se “është mirë” dhe “e lumtur”.

Përmes një videoje ku i përgjigjej ndjekësve në Instagram, Britney thotë se merr qindra mesazhe në ditë nga njerëz që e pyesin si është.

“Po, jam shumë mirë. Jam pafund e lumtur. Kam një shtëpi të bukur, fëmijë të mrekullueshëm. Po marr një pushim këto kohë sepse po shijoj veten time.”- dëgjohet të thotë Spears.

Ylli i pop-it, është nënë e dy djemve, 15 dhe 14 vjeç. Ndonëse tani Britney thotë se ndihet e përkëdhelur nga interesi që njerëzit kanë treguar për të, në fillim të shkurtit tha se mënyra se si e kishin portretizuar në dokumentar e kishte vënë në siklet.

“E gjithë jeta ime ka qenë e vëzhguar, e mbushur me dyshime dhe e gjykuar. Për shëndetin tim, unë kam nevojë të kërcej çdo natë të jetës sime, për t’u ndjerë e gjallë. E kam ekspozuar gjithë jetën duke performuar në sy të njerëzve. Duhet forcë për t’i besuar universit me gjithë ndjeshmërinë tënde. Kam qenë gjithmonë e gjykuar, e ofenduar dhe e vënë në siklet nga media…dhe jam ende sot e kësaj dite.”- shkruan ajo në përshkrimin e një videoje teksa shfaqet duke kërcyer.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu