Buffon nis negociatat me gjigantët e Europës

0

Nga Spanja ka ardhur një lajm i bujshëm që ka lidhje me të ardhmen e Gigi Buffon.

Sipas Don Diario, portieri që ka lajmëruar largimin nga Juventus po negocion për t’u transferuar në Madrid dhe për t’u bërë portieri i dytë i Real-it.

“Në moshën 43 vjeç, Buffon gjendet përballë vendimit për të varur dorezat në gozhdë ose të ketë një aventurë të fundit, ndoshta te Real Madrid”, lexohet në faqen spanjolle.

“Pas një karriere shumë të gjatë dhe të suksesshme ëndërron akoma të fitojë një Champions League dhe nuk ka hequr dorë akoma nga kjo mundësi. Kjo është arsyeja pse nuk ka rinovuar me bardhezinjtë dhe i është ofruar, sipas burimeve afër klubit, Real-it”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu