Galeritë e kromit në Minierën e Bulqizës vijojnë të shkaktojnë dëmtime tek punëtorët e nëntokës. Një 57 vjeçar mësohet se ka dëmtuar dorën teksa ka qenë në frontin e punës në një nga galeritë e Bulqizës.
Policia bën të ditur se 57 vjeçari është dërguar në spital dhe pasi ka marrë ndihmën e nevojshme është larguar për në banesë.
Po ashtu policia e Dibrës njofton se ka referuar materialet në Prokurori për vlerësim, pasi shtetasi A.T., 57 vjeç, banues në Bulqizë, duke punuar në një subjekt minerar, aksidentalisht ka dëmtuar dorën. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, 57-vjeçari, është larguar për në banesë.
Dëmtime të tilla janë thuajse të përditshme në galeritë e kromit në Bulqizë, por nuk kanë munguar as rastet me humbje jete njerëzore.