Rëndohet situata në Bulqizë, rrugët mbuluar me dëborë dhe ngrica

0

I gjithë rrethi i Bulqizës është përfshirë nga reshje të dendura dëbore mëngjesin e sotëm, të shoqëruara me erëra të forta.

Ndërkohë, situata është rënduar gjatë orëve të fundit. Stuhi të fuqishme dëbore dhe temperatura të ulëta kanë “pushtuar” zonën.

Policia iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të përdorin zinxhirët për të qarkulluar.

Ndërkohë, burime nga policia bëjnë me dije se në aksin Bulqizë-Peshkopi ka patur edhe dalje të makinave nga rruga si pasojë e ngricave dhe reshjeve të dendura të dëborës.

Në këtë zonë temperatura ka shkuar deri në -18 gradë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu