Na kënaqi sytë! Bebe Rexha me baluke është komplet njeri tjetër!

0

Megjithëse ishim mësuar ta shihnim bjonde, të gjithë u habitëm kur këngëtarja Bebe Rexha u shfaq në Instagram duke lyer vetë flokët e saj në ngjyrë të kuqe.

Super e vendosur për një ndryshim kaq drastik, ajo ndau të gjithë procesin me fansat e saj dhe sigurisht që pozat si kokëkuqe nuk munguan.

Këngëtarja shqiptare duket se e shijoi shumë këtë etapë “të kuqe” të jetës së saj, mirëpo erdhi koha për të bërë sërish ndryshime.

Duket se Bebes i doli përsëri nga qejfi e kuqja dhe iu rikthye ngjyrës së flokëve të cilës i ka qëndruar besnike prej vitesh, bjondes.

Në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka treguar se i është kthyer look-ut  të mëparshëm, madje ka bërë edhe një tjetër ndryshim.

Ajo nuk i ka rezistuar dot trendit të momentit, balukeve dhe na kënaqi sytë me pamjen e re!

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu