Burg deri në 1vit! / Ema Andrea sqaron deklaratën e bujshme dhe ‘thumbin’ për Ilnisa Agollin!

0

Një postim i fundit i aktores Ema Andrea ka shkaktuar jo pak zhurmë në rrjet. Ema ka postuar një Instastory ku shkruante se kryerja e marrëdhënieve s*ksuale në ambient publik, përbënte shkelje penale dhe dënohej me burg deri në 1 vit ose gjobë.

Ky postim u lidh menjëherë me aludimin në rrjet së fundmi për faktin që Ilnisa mund të ketë kryer marrëdhënie me Meritonin brenda BBV dhe i menjëhershëm ishte dhe reagimi i vëllait të Ilnisës, i cili po ashtu ‘thumboi’ aktoren.

Mirëpo, Ema e ka sqaruar vet këtë postim të saj ku ka treguar se nuk kishte aspak lidhje me Ilnisën. E ftuar në “Breaking”, ajo tha:

“Kanë marrë një story tim, që unë nëse do kisha një adresim nuk kam frikë të bëj tag, nuk kam frikë ta konsideroj personin që i drejtohet. Nuk ka asnjë lidhje pse unë e kam postuar atë InstaStory. Më vjen keq që për çdo delir që çdo status i dikujt qenka i lidhur me një emision televiziv. Nuk ka lidhje, nëse do kishte nuk kam as frikë as turp ta pranoj. Nuk kam ndër mend të sqaroj askënd çfarë bëj unë në rrjetet e mija sociale. Unë nuk luftoj për të qenë e famshme, luftoj për të qenë e dobishme. Nëse duan të merrem me mua, shkruaj çdo ditë për gjëra të rëndësishme.

Ka kohë që me agjenci kombëtare jam pranë të rinjve për t’i edukuar kundër abuzimeve seksuale. Një nga pjesët që ndajmë me ta është edhe Kodi Penal. Kur kthehem para disa ditësh nga shfaqja, në Instagram që përveç penetrimit gjithçka tjetër e pashë, dhe ishte pjesë e një Instagrami. Kjo më ka tronditur sepse hedh poshtë punën time dhe shumë të tjerëve”, thotë ajo.

E pyetur për reagimin e Kevin, Ema tha:“Nuk hyj fare me këto reagime, një vëlla që mbron motrën. E kuptoj pse reagon, nuk kam ç’ti them vetëm se e kuptoj si motër dhe si vëlla. Mos të kenë punë me mua se unë nuk kam punë me ta.”

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu