TIRANA- Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj thotë se në çështjen “Babale” janë përfshirë dhe dy grupe kriminale. I ftuar në emisionin “Opinion”, Xhafaj tha se një grup kriminal nga Elbasani dhe një tjetër nga Kurbini kanë ndihmuar që të ngrihej çështja “Babalja”.
Ai mohoi që kategorikisht që ky i fundit të ketë qenë në burg me të vëllain e tij, teksa tha se Albert Veliu ishte një njeri ordiner i njohur nga e gjithë Vlora.
“Dy grupe kriminale kanë ndihmuar në këtë inskenim. Po, kanë qenë të interesuar për të më goditur mua politikisht. Ka qenë një grup i Elbasanit dhe një i Kurbinit”, tha Xhafaj.