Burgu i Rrogozhinës ‘mbush’ kutitë e votimit thuajse 100%! 1 i dënuar s’e ka ndarë mendjen

0

Qendra e votimit në burgun e Rrogozhinë mund të jetë e vetmja që arrin një pjesëmarrje të plotë të zgjedhësve që kanë të drejtë vote. Një anëtar i KZAZ-së tregoi për Top Channel se nga burgu i Rrogozhinës deri tani kanë votuar 53 të dënuar, por njëri nuk e ka ndarë ende mendjen.

“Interesante është se ka mbetur vetëm një i burgosur, që njëherë thotë do të votoj, njëherë thotë jo, nuk e ka ndarë mendjen. Megjithatë, materialet zgjedhore dhe përfaqësuesit do të jenë aty deri në orën 19:00,”- shprehet anëtari i KZAZ-së.

I dënuari në fjalë nuk dihet kush është, por ka kohë deri në orën 19:00.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu