Burrat fierakë rrahin bashkëshortet e tyre

0

Dy burra janë arrestuar në Fier pasi kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.

Në Patos 46-vjeçar me iniciale E.T u ndalua pasi ishte shpallur në kërkim për dhunimin e bashkëshortes së tij.

Ndërkohë në Reskovec një 51-vjeçar është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij e cila u pajis me urdhër mbrojtje.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim E. T., 46 vjeç banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Roskovec arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 51 vjeç, banues në fshatin Velmish, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu