“Burri e dinte, por kishte frikë”, shokon nëna e 10-vjeçares: Ajeti më përdhunonte dhe mua!

0

Pas ngjarjes së rëndë, ku një 57-vjecar, i identifikuar si Ajet Duma, ka abuzuar seksualisht për dy vite me një 10-vjeçare e cila banonte ne shtëpinë e tij së bashku me prindërit, ka ardhur një deklaratë shokuese e nënës së të miturës. Në një deklaratë e ëma e 10-vjeçares së abuzuar seksualisht në Kuçovë, ka deklaruar se veç vajzës, Duma ka abuzuar edhe me vetë atë. Nëna e së miturës, shprehet se Duma e kërcënonte me forcë, ndërsa thekson se burri i saj ka qenë në dijeni të ngjarjes, por nuk ka mundur të denoncojë pasi Duma rrinte i armatosur.

E ëma e 10-vjeçares së abuzuar:

Ka kërkuar dhe kërkon të abuzojë edhe me mua. Po, ka abuzuar edhe me mua. Ai më bënte presion me sëpatë, thikë, nuk e denoncoja dot. Ai më ka abuzuar me forcë, unë nuk kam dashur. Bashkëshorti rrinte te motra e tij, se kishte frikë mos e rrihte. Po bën 10 vite që ai abuzon me mua rregullisht. Denoncimin e bëra më shumë për vajzën, se është e vogël dhe nuk di. Më dhemb shpirti për vajzën, ndaj shkova në polici. Unë shkova te shtëpia e tij me mirëbesim, nuk ma merrte mendja. Me mua ka abuzuar në çdo moment, ndërsa me vajzën abuzonte vetëm kur ishte i pirë. Ai na bënte presion dhe nuk kisha çfarë të bëja. Po të merrja policinë, ai do na vriste, sepse e kishte armën në dorë. Abuzimin tim ja kam treguar vetëm burrit, sepse nëna më ka vdekur. Edhe burrit i bënte presion, e pranoi nga frika.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu