Burri plagos me th’ikë bashkëshorten, gruaja dërgohet me urgjencë në spital (EMRI)

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbasditen e sotme në qytetin e Sarandës. Mësohet se një burrë ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar, ndërkohë gruaja e identifikuar si Miranda Budini është qëlluar me thikë në bark.

Gjithashtu e plagosura është transportuar drejt spitalit të Sarandës ku po merr ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia po vijon kërkimet për kapjen e autorit.