Burri vret gruan në Greqi dhe telefonon të birin: Eja se e vrava!

0

GREQI- E rëndë në Koukaki të Greqisë. Protothema raporton se një 53-vjeçar ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij 46-vjeçare. Pak pas orës 1:00 të mëngjesit, ai e ka goditur me thikë gruan, në banesën ku banonin në rrugën Matrozou dhe më pas është larguar.

46-vjeçarja është gjetur nga djali i saj 24-vjeçar i cili ka njoftuar policinë. 55-vjeçari pasi ka ka vrarë gruan e tij, ka telefonuar djalin e tij 24-vjeçar dhe i ka thënë: “Të vrava nënën!” .

I riu ishte jashtë dhe po argëtohej kur babai i tij e telefonoi dhe i tha se kishte kryer krimin e tmerrshëm. Menjëherë, ai u kthye në shtëpi dhe u përball me tragjedinë e rëndë. 53-vjeçari është larguar me makinën e tij në Palea Fokaia dhe ka tentuar pa sukses të bëjë vetëvrasje duke u rrëzuar nga ura.

Ai është gjetur nga autoritetet dhe aktualisht ndodhet në spital.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu