Burri vret me thikë bashkëjetuesen në Elbasan. Emrat

0

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për krimin që ndodhi në orët e para të mëngjesit në një familje në lagjen ‘Skëndërbej’. Sipas forcave të policisë, 37-vjeçari Ramis Mici ka qëlluar me thikë bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezin, duke e lënë të vdekur. Policia është vënë në ndjekje të autorit ndërkohë që grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Skenderbej”, Elbasan dyshohet se shtetasi E.M., 37 vjeç , ka goditur me mjet prerës ( thikë), bashkëjetuesen e tij shtetasen J.E., 37 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu