Deputati i Partisë Demokratike, Lefter Geshtenja ka akuzuar qeverinë se po riratifikon marrëveshjen per Baypasin e Elbasanit. Ne nje intervistë per Fax News demokrati ka shpjeguar se kjo marrëveshje është ratifikuar që në 2013.
“Grupi i deputetëve të PD-së në komision votuan pro kësaj marrëveshje. Arsyeja përse pati debate ishte për arsye se nuk kishte vlerësim të saktë dhe real të fondeve të planifikuara për këtë marrëveshje nga ana e ministrisë së infrastrukturës. Kjo marrëveshje kërkohet të riratifikohet. Kjo marrëveshje e ka fillesën shumë më hereët, rreth 12 vite më parë. Projekti i Bypass-it të Elbasanit duhet të them që ka qenë marrëveshje me qeverinë italiane. Unë kam të gjithë dokumentacionin e plotë. Sot nuk është bërë minimumi i punës. Edhe pse materialet kanë qenë gati në 2012, në vitin 2013 ne ikëm nga pushteti dhe nuk u bë e mundur. Nëse do kishte seriozitet, duhet të kishte fonde për këtë marrëveshje në buxhetin e vitit 2021”, tha ai.
Edhe pse është në opozitë, deputeti Lefter Gështenja ka deklaruar se do të votonte pro projekteve që janë në të mirë të qytetarëve dhe për zhvillimin e Shqipërisë, ndonëse është deputet i opozitës.
“Edhe pse i përkas opozitës, unë jam deputet i Republikës së Shqipërisë dhe për të gjitha investimet që shkojnë në të mirë të zhvillimit të Shqipërisë, unë do votoj për ccdo projekt të tillë. Nuk kishim nje relacion shpjegues. I kam thene se jeni totalisht me këto vlera. Me këto vlera është e pamundur realizimi i këtyre projekteve. Elbasan-Qukës është një segmet i vështirë, i cili do ketë ura të larta, etj”, deklaroi ai.
Ai shtoi se nëse parlamenti do të ishte në kushte normale, ai do t’i kërkonte Kryeministrit që të hartohej një strategji kombëtare për zhvillimin e segmenteve rrugore.
“Me keqardhje konstatoj se nuk ka strategji kombëtare per zhvillimin e segmenteve rrugore. I fundit ka qenë në kohën kur ishim ne në pushtet. Nëse do kishim strategji, kjo do shërbente për vendosjen e piketave. Nëse do ishte një parlament normal i dalë nga vota e lirë e qytetarëve, qofsha në opozitë apo qofsha në qeveri, unë do i kërkoja Kryeministrit tim që strategjia kombëtare e rrugëve të hartohej në konsensus të plotë me opozitën. Po të ishim në kushte normale, edhe si deputet opozite dojepja konsensus për zhvillimin e vendit”, tha ai.