Çanta e Louis Vuitton, reagon Mentor Kikia: Turp! Çfarë mediokriteti gazetaresk dhe qytetar!

0

Nga Mentor Kikia:

Trasta e Louis Vuitton që zbulon mjerimin e medias dhe inferioritetin e shoqërisë tonë.

Media online dhe populli i rrjeteve sociale u bë sot një teatër i madh.

Media dëshmoi mungesë shembullore të profesnionalizmit, ndërsa publikoi një lajm 5 vjet të vjetër. Atë të një çante të markës “Louis Vuitton” me një shqiponjente zezë.

Ndërsa në rrjet shpërtheu një “krenari” kombëtare e madhe, sepse një markë kaq e madhe kode kishte prodhuar një produkt me simbolin tonë kombëtar.

Çfarë mediokriteti gazetareskt dhe qytetar!

Trasta super e shtrenjtë e Vuitton eshte prodhuar që në 2018, madje nga ajo kohë janë botuar edhe lajme në mediat shqiptare. Mjafton një klikim i thjeshtë në rrjet dhe e zbulon.
Mbi të gjitha, ajo është seri e prodhimit të çantave me flamuj të shumë vendeve të botës. Nuk ishte një dhurate apo “vlerësim” për Shqipërinë.

Po edhe sikur kjo çantë të ishte bërë pikerisht sot, ku është krenaria kombëtare këtu?

Por dalldia e sotme shpërtheu sepse lajmin e bëri publik kryeministri. Dhe kaq mjaftoi që të gjithë të raportojnë “lajmin e madh”.

Dhe pikërisht kjo është edhe e keqja më e madhe.
Për median, që postimet e kryeministrit i merr për lajme dhe i publikon pa asnjë verifikim.
Për njerezit, të cilët postimet e kryeministrit i kanë për detyrim t’i bëjnë “share” e të ndjehen edhe krenarë.

Çfarë turpi!
Çfarë mediokriteti!
Çfarë injorance!
Çfarë inferioriteti!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu