Cardi B dhuron 100 mijë dollarë për shkollën ku ka mësuar

0

SHBA- Reperja e famshme botërore Cardi B ka bërë një donacion prej 100 mijë dollarësh për shkollën në të cilën ka mësuar, në Bronx.

Reperja bëri një vizitë në shkollën në lagjen Morris Heights të Bronx-it, në bashkëpunim me programin e Zhvillimit të Kapaciteteve të Komunitetit, të martën më 13 shtator.

29 vjeçarja ishte pjesë e dy ngjarjeve të tjera në shkollë me CCD në Queens dhe Brooklyn këtë javë.

Paraqitja e saj e fundit ishte në IS 232 ku ajo mbajti një fjalim dhe iu përgjigj pyetjeve të studentëve, përpara se të premtonte 100,000 dollarë për shkollën.

“Jam jashtëzakonisht krenare që jam nga Bronx dhe kam shumë familje dhe miq që jetojnë dhe punojnë ende atje. Kështu që kur dëgjova për zjarrin dhe të gjitha viktimat, e dija se duhej të bëja diçka për të ndihmuar. Po shikoja disa zona. Mënyra se si rriten çmimet…si po mbijetojnë njerëzit? dua ta di. Familja ime dhe miqtë e mi, ata janë shumë mirënjohës që më kanë, por është sikur, çfarë ndodh me njerëzit që nuk më kanë mua?”, tha ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu