TURQI – Ditën e sotme në Superligën turke pati momente frike, në sfidën mes Sivassporit dhe Goztepes. Sulmuesi kuqezi Rey Manaj pësoi një goditje në kokë nga kundërshtari dhe u shtri pa ndjenja në fushën e lojës.
Për fat të mirë, ambulanca u gjend në kohë, duke transportuar me urgjencë sulmuesin e Kombëtares shqiptare në spital. Gjendja e Manaj fatmirësisht është e stabilizuar teksa ndodhet ende nën kontrollin e mjekëve.
Siç raportohen nga mediat turke, fjalët e para të sulmuesit shqiptar pas zgjimit kanë qenë “A do të mund të luaj në javën e ardhshme?”. Fjalë që kanë habitur stafin e spitalit me dëshirën e madhe të Manajt për të qenë në fushën e lojës.
Rikujtojmë se Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushën e lojës 21 mars ndaj Anglisë, dhe me datë 24 mars kundër Andorrës. Kësisoj, ngjarja e sulmuesit Rey Manaj ka krijuar një shqetësim të natyrshëm për Sylvinhon, trajnerin e Kombëtares kuqezi.