Gazetarja Jonida Shehu pak kohë më parë humbi njeriun më të shtrenjtë, nënën e saj. Në një intervistë të dhënë së fundmi Jonida ka kujtuar mes emicionesh të mëdha rutinën e mëngjeseve me nënën e saj, bisedat, kujdesin që ajo tregonte për të.
Me shumë thjeshtësi ajo përpiqet të përtypë një dhimbje kaq të madhe, kur thotë se në këto momente kthehesh në atë fëmijën e vogël që nuk e mendon gjatë e përplas këmbët për gjërat që i do, pastaj kujtohesh se je e rritur e bëhesh më e përgjegjshme.
Gjatë intervistës gazetarja ka thënë se tashmë asgjë nuk është si ka qenë më parë, madje prej një muaji edhe kafja që ajo pi ka shije të hidhur.
“Jam akoma në vorbullën e një ngjarjeje të hidhur. Prej një muaji çdo kafe që pi, për mua ka shije të hidhur dhe nuk e di edhe për sa kohë do vazhdoj të pi kafe që kanë shije të hidhur.”, tregon ajo.