TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka reaguar, duke kërkuar thirrjen e menjëhershme të Kryesisë së Këshillit Bashkiak. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Teliti thekson se mbledhja duhet të zhvillohet urgjentisht sot, në mënyrë që procedura e shkarkimit të kryebashkiakut Erion Veliaj të bëhet në përputhje me ligjin. Ai paralajmëroi se çdo devijim apo shkelje ligjore mund të rëndojë nesër mbi qytetarët e Tiranës me fatura dëmshpërblimi që arrijnë deri në qindra mijëra euro.
Postimi i plotë:
Kryesia e Këshillit Bashkiak duhet të mblidhet URGJENTISHT SOT për të garantuar që procedura e shkarkimit të Erion Veliajt të zhvillohet në përputhje me ligjin (duke filluar nga e dëgjesa e tij në mbledhjen e Këshillit).
Çdo shkelje/devijim nga rregullat ligjore do të rëndojë nesër mbi qytetarët e Tiranës me faturë dëmshpërblimi prej qindra mijëra eurosh si pasojë e shkeljeve proceduriale. Shkarkimi i Veliaj duhet të ndodhë sa më shpejt, por gjithmonë duke respektuar procedurën ligjore.





