TIRANË- Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka zhvilluar një takim me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato në kuadër të një projektit të Këshillit të Evropës. Gjatë fjalës së tij në këtë takim, Celibashi tha se dominimi i administratës zgjedhore nga partitë politike ka krijuar “handikap”, ndaj në kuadër të reformës zgjedhore, kjo çështje duhet të jetë ndër të parat që duhen zgjidhur.
Celibashi tha se KQZ kërkon të ndryshohet administrata zgjedhore. Kjo pasi sipas tij, nuk siguron një administrim profesional dhe të paanshëm të procesit. Ndërsa ambasadori Gonzato u shpreh se reforma zgjedhore është pjesë domethënëse për rezultatet e Shqipërisë për në BE, sidomos në Kapitullin e Parë.
Ai tha se KQZ ka marrë hapa të rëndësishëm në analizën paszgjedhore dhe ka paraqitur disa propozime. Në fund Kryekomisioneri, Celibashi tha se administratës zgjedhore do të trajnohet, për të pasur rezultate sa më të mira.
Silvio Gonzato: Kënaqësi e madhe të jem mes jush në mbështetje të Shqipërisë drejt hyrjes në BE. Nisja e këtij cikli sot është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë. Duhet një reformë e thellë zgjedhore. Raporti i fundit i OSBE-së nxjerr disa problematika si fusha e pabarabartë, fushata zgjedhore apo financimi. Këto reforma nuk janë vetëm hapa teknikë, por hapa themeltarë të Shqipërisë drejt BE-së.
Reforma zgjedhore përfaqëson hap të mirë drejt integritetit zgjedhor, nxisim palët për reformë gjithëpërfshirëse, duhet produkt i mirë. KQZ ka marrë hapa të rëndësishëm në analizën paszgjedhore dhe ka paraqitur disa propozime.Reforma zgjedhore është pjesë domethënëse për rezultatet e Shqipërisë për ne BE, sidomos në Kapitullin e Parë, themel i anëtarësimit në BE.
Ilirjan Celibashi: KQZ në bashkëpunim me BE dhe partnerë të tjerë, siç është trajnimi i administratës zgjedhore, ka konstatuar se administrata nuk i ka përmbushur pritshmëritë për të performuar në mënyrë profesionale. Tani, momenti politik e social i Shqipërisë si vend kandidat për në BE, dhe në prag të anëtarësimit, ka sjellë mundësinë që për një çështje të rëndësishme siç është administrata zgjedhore, të ndërmerren ndryshime.
Historia ka treguar se administrata zgjedhore, siç është sot, nuk siguron një administrim profesional dhe të paanshëm të procesit. Dominimi i administratës zgjedhore nga partitë politike ka krijuar handikap, ndaj në kuadër të reformës zgjedhore, kjo çështje duhet të jetë ndër të parat që duhen zgjidhur.
Është rasti të rikonfirmoj qëndrimin e KQZ që të ndryshohet definitivisht administrata zgjedhore. Kjo nuk do të thotë që partitë të zhvishen nga kjo përgjegjësi, por jo si sot që administrata zgjedhore është gati 100% nën kontrollin e KQZ.Jemi gati të kontribojmë me trajnimin e administratës zgjedhore për komisionet e niveleve të dyta dhe të treta.
Është një proces që do të marrë kohë dhe është i vështirë, por edhe partitë politike e kanë kuptuar se mënyra si funksionon administrata zgjedhore nuk është ajo e duhur dhe e mbështesin KQZ për të shkuar në këtë drejtim. Do të jetë ndryshim thelbësor për mënyrën se si zgjedhjet do të administrohen në të ardhmen.





