Celibashi: Të hiqen të gjitha posterat dhe materialet propagandistike të kujtdo partie

0

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi gjatë mbledhjes së sotme për zgjedhjet e 14 majit dha një urdhër të prerë që të hiqen të gjitha posterat dhe materialet propagandistike të kujtdo partie, nëse nuk kanë mbishkrimin ‘prodhuar në përgjegjësinë ligjore të…”.

Celibashi tha se Policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake do urdhërohen të heqin ato materiale të cilat nuk e kanë këtë mbishkrim, dhe monitorimi do të jetë për 61 bashkitë e vendit për të gjitha partitë.

Sakaq u ka lënë kohë këtyre të fundit të raportojnë deri më orën 24:00 të ditës së premte, nëse ky vendim është zbatuar.

“Ne do të urdhërojmë të hiqen të gjitha materialet propagandistike të kujtdo subjekti zgjedhor, të cilat nuk kanë mbishkrimin prodhuar në përgjegjësinë ligjore të, dhe emrin e subjektit. Do urdhërohet policia bashkiake dhe policia e shtetit që ti heqë këto materiale, kjo vlen për të 61 bashkitë dhe vlen për të gjitha subjektet. Do duhet që deri në orën 24:00 të së premtes, duhet të kemi informacion nga drejtuesit respektivë të policisë bashkiake dhe asaj të shtetit në zbatim të këtij vendimi”, tha Celibashi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu