Celibashi thirrje drejtuesve të partive: Lërini të qetë komisionerët të bëjnë punën

0

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat u ka bërë thirrje të gjithë anëtareve të partive që të mos ndikojnë në qendrat e votimit.

“Dua t’ju bëj thirrje për drejtuesit e partive politike që kanë anëtarë në qendra të votimit që ata të respektojnë përgjegjësitë e tyre, nuk ka asnjë arsye që ti kategorizojmë të natyrës politike, kushdo komisioner i cili do t’i bëjë bisht nëpërmjet largimit nga detyra ka përgjegjësi penale. Qoftë operator apo komisioner të vijojnë të bëjnë detyrën dhe përfaqësues të partive t’i lënë të qetë të bëjnë detyrën”, tha Celibashi.

Ai gjithashtu dha disa këshilla në lidhje me problemet e krijuara në vend.

“E vërteta është që kemi pasur probleme të karakterit teknik, në pritshmërinë tonë ka qenë më të mëdha përveç faktit që përdoret për herë të parë dhe në një kohë të shkurtër është dashur të implemetohet. Probleme më së shumti janë për shkak të nivelit të ulet të dijeve të marra nga operatorët. Për aq sa mund të dëgjohet kjo këshillë, nëse pajisja nuk printon në mënyrë korrekte procesi duhet të vazhdojë e të përdoret, nuk ka arsye që printeri nuk funksionon, është element i shtuar printimi. Në rastet që pajisja nuk ka funksionuar mirë ose ka pasur probleme që ka sjellë pamundësi, duhet të kontaktojnë me KQZ. Në rast se s’do të ketë mosfunksionim të plotë janë marrë masat që pajisja të zëvendësohet, komisioni duhet të presë, nëse nuk është e mundur, do të vijojnë procesin në mënyrë manuale. Të gjithë janë të pajisur edhe me listën e zgjedhësve të printuar. Ato që kanë vijuar manualisht duhet të përfundojnë në atë mënyrë”, tha Celibashi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu