Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia në biznesin e tij, u gjetën dhe u sekuestruan 74 celularë, veshje e aksesorë të ndryshëm të cilat ishin të kontrabanduara.
Një 39-vjeçar në Durrës është proceduar penalisht pasi në dyqanin e tij shiste mallra, të cilat dyshohet se i kishte futur kontrabandë në Shqipëri. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia në biznesin e tij, u gjetën dhe u sekuestruan 74 celularë, veshje e aksesorë të ndryshëm të cilat ishin të kontrabanduara.
Për të gjitha këto produkte, i riu i identifikuar M.M. nuk kishte fatura të deklarimit në autoritetin doganor.
NJOFTIMI I PLOTË:
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Mix”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të tregtimit të mallrave të sjella kontrabandë në shtetin tonë. Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës. Shiste në dyqanin e tij mallra, të cilat dyshohet se janë futur kontrabandë në vendin tonë, procedohet penalisht 39-vjeçari.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, mallrat e ndryshëm, të dyshuar të kontrabanduar. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e tregtimit të mallrave që futen kontrabandë në vendin tonë, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mix”, si rezultat i të cilit u procedua penalisht shtetasi:
-M. M., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në dyqanin e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 74 aparate celulare, veshje, aksesorë dhe pajisje të tjera, për të cilat ky shtetas nuk dispononte faturën përkatës të deklarimit në autoritetin doganor. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.