Cërrik/ Kapet autori i dyshuar i një vjedhjeje në plazhin e Durrësit

0

Policia e Cërrikut, në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Durrësit, arrestoi 51-vjeçarin S. I., banues në Cërrik. Ai dyshohet se më 28 korrik 2025, i ka vjedhur një celular pushuesit Sh. M., 42 vjeç nga Tirana, në plazhin e Durrësit. Celulari u gjet dhe u sekuestrua si provë materiale.