Çështja ‘Babale’, zgjidhet gjyqtare Elona Toro me short elektronik

0

Elona Toro është gjyqtarja që do të merret me shqyrtimin e çështjes “Babale”.

Për këtë çështje, të pandehur janë Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, që akuzohen për kryerjen e veprës penale “Kallëzim i rremë” i kryer në bashkëpunim.

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm: “Sot më datë 16.03.2023, çështja penale e lartpërmendur u shortua midis dy anëtarëve të trupit gjykues të përbërë prej gjyqtarëve Genti Shala dhe Elona Toro. Në bazë të shortit elektronik, çështja i ra për gjykim gjyqtares relatore Elona Toro”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu