Çështja e detit, ish-zv.komandanti i Forcave Detare: Anijet greke kanë 10 ditë që kanë hyrë në ujërat shqiptare, njëri prej rimorkiatorëve është futur me…

0

Ish-zv/komandanti i Forcave Detare të vendit, Artur Meçollari, është shprehur se një nga anijet greke është futur me 0.5 milje në zonën shqiptare.

Meçollari shtoi se pala shqiptare nuk ka kapacitete për të kontestuar çështjen dhe për të reaguar dhe kjo sipas tij për shkak të gabimit që kanë bërë duke shkuar në Hagë.

Komentet Meçollari i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Frontline” në News24, ku ka folur mbi hyrjen në territorin shqiptar të anijeve kërkimore të Greqisë, të cilat sipas tij kanë rreth 10 ditë që kanë kaluar kufirin.

Ai shtoi se Greqia po kryen në Shqipëri atë që pretendon se po i bën Turqia duke nisur anije kërkimi në territorin e një vendi tjetër, ndërsa tha më tej se anijet greke momentalisht janë tërhequr nga territori shqiptar por do të rikthehen sërish rreth ditës së nesërme.

“Blloku 1 është blloku më verior i zonës së kërkimit të Greqisë dhe bie në territorin e padelimituar. Në 7 maj të vitit 2015 është sqaruar se nuk mund të bëhen kërkime në zonë të padelimituar dhe në shelfin e Shqipërisë.

Greqia nuk ka njoftuar shtetin për kërkimet që do bënte në zonën veriore dhe nuk ka rakorduar koordinatat me situatën në bllokun 1. Qeveria nuk ka bërë kërkimet e nevojshme. Kjo është situate e ditës së sotme. Njëri nga rimorkiatorët grekë është futur me 0.5 milje në shelfin shqiptar. Unë gjykoj që ministria e Jashtme nuk ka kapacitete për të kontestuar çështjen dhe për të reaguar për shkak të gabimeve që ka bërë me vajtjen në Hagë.

Mos dakordësia është ajo që e mban peng Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë. Jemi në kushtet që anijet greke të kërkimit kanë hyrë në territorin shqiptar, janë anije masive deri në 120 metër e gjatë. Kjo është çështjes e Ministrisë së Jashtme dhe jam i bindur që kanë informacion për lëvizjet e anijeve. Kjo është një mungesë përgjegjësie nga vend, Greqia po bën ë njëjtën gjë që pretendon se Turqia po i bën atyre. Unë shikoj se Greqia përfundimisht duke mos rënë dakord me kushtet e reja që pretendon Shqipëria do të bëjë resion për të zgjidhur çështjen në mënyrë të njëanshme.

U ra dakord në vitin 2020 pa konsulencë teknike, ishte një vendim politik që duhet të kishte konsulencën e nevojshme teknike. Duke mendur se Haga zgjidh çdo gjë shkuan atje pa konsulencën dhe tani po paguajmë gabimet nga dakordësia e vitit 2020.

Burimi im i informacionit është i saktë, ka disa ëebsite që japin informacion të plotë, nuk është informacion i manipuluar dhe vjen me një GPS që e kanë vetë anijet. Kjo pajisje është e kapur nga platformat tokësore, nga ora 1 me orën tonë anija ka dalë nga zona e kontestuar është duke lunduar drejt jugut dhe nesër në mëngjes do jetë sërish në zonën e kontestuar”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu